Milot Rashica kërkohet nga Lazio. Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare është duke planifikuar merkaton e verës. Në krye të axhendës së Tares ishte sulmuesi Giussepe Rossi, i cili momentalisht luan në formën e huazimit tek Celta Vigo, por dëmtimi i rëndë që pësoi përpara disa ditësh në gjurin e majtë , ka bërë që planet të marrin tjetër rrjedhë për dyshen Lottito-Tare. Në skenë ka dalë emri i Milot Rashicës, i cili aktivizohet tek Vitese, në kampionatin holandez. Lajmi bëhet i ditur nga faqja italiane Calciomercato.it.

Djaloshi nga Vushtria shpesh herë ka marrë një vlersim maksimal, nga gazetat apo portalet sportive më në zë, ku përshkruanin me detaje aftësit e mira taktike dhe teknike që ka 20-vejcari. Afrimi i tij favorizohet akoma dhe më shumë nëse largohet senegalezi Keita Balde. Juventus dhe Milan kanë paraqitur ofertën e tyre për sulmuesin. Interesimi i Lazios për Rashicën egzistonte dhe në sezonin e kaluar, por në fund palët nuk arritën akordin. Kartoni i sulmuesit vlerësohet 6 milionë Euro. Milot Rashica numëron 68 paraqitje me fanellën e Vitese dhe ka arritur të realizojë në total 12 gola.

Trajner: Supersport.al

Artikulli paraprakE ardhmja e Sanchez, kiliani drejt kalimit te Man. City
Artikulli tjetërKoha kur Messi “shetiste”, lojtarët e Juventusit (VIDEO)