Skuadra londineze e Chelsea nuk është duke njohur kundërshtar në Premier League, pasi sot mposhti edhe Crystal Palace me rezultat minimal 1:0.
Triumfi ndaj Crystal Palace ishte i 11-ti më radhë për Chelsea dhe fitorja e tretë rresht me rezultat identik 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Diego Costa, i cili i dhuroi këtë tre pikë skuadrës së tij, mirëpo për shkak të kartonëve nuk do të mund ti ndihmoj ekipin për ndeshjen e radhës ndaj Bournemouth.
Chelsea pas kësaj fitoreje, mban bindshëm vendin e parë në rënditjen tabelare me 43 pikë, 9 më shumë se Arsenal dhe Liverpool, por këto të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.