Sulmuesi më i mirë në histori të Romës ka një emër dhe mbiemër të ri. Edin Dzeko është bërë golashënuesi më i mirë ndonjëherë në klubin italian sa i përket golave të shënuar brenda një stinori. Me dy golat e shënuar përballë Empolit, boshnjaku ka arritur në koutën e 33 golave në të gjitha garat (23 në kampionat, 8 në Europa League dhe 2 në Coppa Italia).
Ai ka kaluar në këtë mënyrë tre emra të njohur të Romës gjatë historisë si, Volk, Manfredini dhe Totti, të gjithë kishin shënuar nga 32 gola.

Artikulli paraprakDerbi më i madh portugez sërish drithërues
Artikulli tjetërFitore e madhe e Nuri Seferit hedh ‘nokaut’ kundërshtarin