Eksperti gjerman i dopingut sportiv, Fritz Sorgel është i bindur që Rafael Nadal është tenisti më i mirë në botë.

Duke folur për mediat gjermane, ai tha se dyshon që Nadal është një nga ata që përdort steroid anabolikë, përcjell Korneri.net

“Steroidet anabolike janë një klasike në tenis, kështu që nuk befasohem. Për dekada të tëra, unë e kam ndjekur atë që po ndodh dhe kam një pasqyrë të qartë të gjithçkaje. Tenisi është një nga katër sportet më të mira kur bëhet fjalë për doping, me sporte dimërore dhe çiklizëm. Rafael Nadal tregon shenja anomaliteti”, tha Sorgel dhe vazhdoi:

“Unë kam një dyshim të vazhdueshëm. Duke pasur parasysh atletizmin e tij, si dhe faktin që ai vjen nga Spanja, një vend që dihet se nuk i përcjell heronjtë e vet në mënyrë të duhur”.

Ai gjithashtu beson se teniset rrallë kontrollohen për arsye të caktuara. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here