Gjiganti italian Juventus e ka në objektiv të merkatos verore dyshën nga Premier League, Nemanja Matic dhe Emre Can, shkruan “Korneri.net.
Sipas mediave italiane, nënkampioni evropian ofron 30 mln euro për Matic por Chelsea, kërkon 40 mln euro por duke përfshirë dhe bonuset që ofrojnë bardhezinjtë marrëveshja duket shumë afër finalizimit.
Ndërkohë nuk mbetet pas as mesfushori gjerman Emre Can që luan me Liverpool, të cilit i skadon kontrata me 2018 dhe ende nuk e ka rinovuar atë. Gjithsesi javën e ardhshme bardhezinjtë pritet të paraqesin ofertën zyrtare për të përmbysur klauzolën prej 25 mln euro për ta sjellë në Torino 23 vjecarin. /Korneri.net.