Andres Iniesta nuk do të jetë pjesë e klubit Çonquing Dandgai Lifan në kampionatin kinez, edhe pse prej kohësh flitej se kishte arritur akordin me të dhe kishte firmosur parakontratën për një marrëveshje trevjeçare. Vetë klubi kinez, nëpërmjet një deklaratë zyrtare, ka sqaruar se nuk do të investonte shumat e përfolura për të siguruar firmën e futbollistit.

“Sa u përket spekulimeve rreth mbërritjes së Iniestas te Çongqing Dangdai Lifan, klubi kujton se do të bëjmë investime racionale. Nuk do të dalim kundër politikës së shpenzimeve të Federatës, as nuk do të abuzojmë gjatë merkatos. Ne do të përmirësojmë bashkëpunimin me Andres Iniestan, por nuk do të na bashkohet si futbollist”, deklaroi klubi.

Mediat spanjolle pak ditë më parë kishin zbuluar se Iniesta do të përfitonte 27 milionë euro në vit në Kinë, por me sa duket marrëveshja është prishur. Për lojtarin ka oferta të tjera mjaft fitimprurëse nga Katari, nëse do të vihet në ndjekje të parave, apo nga SHBA, një treg në rritje ku ai do të kthehej shumë shpejt në një nga yjet e kampionatit.

Artikulli paraprakMilan-Juve, Ancelotti tregon se për cilën skuadër do të bëjë tifo
Artikulli tjetërMarotta: E ardhmen e Allegri-t, do të vendoset pas fitores së Scudetto