ArianAdemi edhe më tutje po pret përgjigje. Gjyqi i arbitrazhit sportiv ndërkombëtar në Lausanen (CAS), sot është dashur të jep vendimin final për çështjen Ademi.

Megjithatë, zyrtarët e Dinamos  që aktualisht gjenden në Turqi për përgatitje, ka marr një letër ku thuhet se kjo çështje është shtyrë për 15 shkurt. Sipas informacioneve të fundit, laboratori në Koln ka konstatuar se ilaqet Megamin që i kishte marr lojtari ishin të kontaminuara me substancë të ndaluar. Është shumë interesant sesi UEFA apo FIFA, po zbatojnë dy kritere apo po i mbyllin sytë aty ky kampionati është i fortë dhe federate përkatëse është shumë e fortë financiarisht.

Ademi është dënuar me katër vjet suspendim, ndërsa rasti më i freskët në Premier League, Sido Berahino po dënohet për vetëm tetë ndeshje.

Ku është këtu drejtësia.  

Nga ana tjetër klubi kroat Dinamo ka deklaruar se në rast që Arian Ademi të mos dënohet atëherë ata e presin në trening që t’i bashkohet klubit, ndërsa UEFA do të paguaj dëmshpërblim të lartë pasi Ademi ka një vit e gjysmë që po luan fare.

 

 

Artikulli paraprakRonaldo, sportisti më i paguar
Artikulli tjetër15 futbollistë me rrënjë shqiptare në superligën zvicerane