Dybala po, Dybala jo.

Pjesa më e madhe e vëmendjes së Juventusit në prag të ndeshjes së kthimit në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Lyonit (ndeshja e parë 0-1) vërtitet rreth kondicionit të numrit 10-të, i  zgjedhur  Mvp i Serie A, përcjell Korneri.net

Edhe në stërvitjen përfundimtare, argjentinasi  bëri një punë individuale, pasi vetëm shikoi shokët e tij gjatë ngrohjes. Sipas lajmeve të fundit dhe mënyrës se si u stërvit, shumë vështirë Paulo Dybala do të luaj nga fillimi përballë Lyonit. Sarri do ta marrë atë me vete në stol, ndoshta i gatshëm ta rrezikojë nëse është e nevojshme, andaj në fazën e sulmit me Cristiano Ronaldos,  pritet të luaj argjentinasi tjetër Gonzalo Higuain dhe sipas të gjitha gjasave edhe Juan Cuadradon që do t’i ndihmojë nga krahu. Në ndërkohë, Chiellini dhe De Sciglio u bashkuan përsëri në grup.

Juventus-Lyon luhet sonte me fillim nga ora 21.00. /Korneri.net

Artikulli paraprakArsenali me telashe të mëdha, largon punëtorët, paguan shtrenjtë një veteran!!!
Artikulli tjetërEkziston optimizmi se Inigne do të luaj ndaj Barcelonas