Ylli argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, është mjaftë i spekuluar për tu larguar gjatë verës në drejtim të Real Madridit apo Barcelomës, por djali i “artë” ka hedhur poshtë për momentin këtë spekulime, duke thënë se është i koncentruar vetëm te “Zonja e vjetër”.

Madje, i pyetur për një krahasim Dybala – Messi, anëtari i kampionit dhe liderit aktual në Serie A ka thënë se ai nuk është Messi, por është Joya.

“Me bëhet qejfi për interesimim e Real Madridit dhe Barcelonës, por unë jam i fokusuar te Juventus pasi kemi shumë punë për të bërë deri në fund të këtij edicioni”, tha fillimisht Dybala.

“Karahasime mes meje dhe futbollistëve të tjerë mund të bëhen, mirëpo sa i përket Lionel Messi, unë them me plotë bindje që nuk jam Messi, por jam Joya”, përmbylli intervisten e tij Dybala.

Artikulli paraprakAdoleshenti shqiptar i befason të gjithë në bilardo
Artikulli tjetërRonaldo ka humbur qetësinë, e ka shajtur gjyqtarin dhe rrezikon poashtu ndeshjen e sezonit [VIDEO]