Ndeshja më e vështirë e Juventusit në shtëpi në këtë edicion ishte përballje me rivalin e vjetër Milan. Në derbin e 165. në mes skuadrave më të mëdha italiane vendosi një penallti e dhënë për Juventusin në minutën e 95, atëherë kur gjyqtari Davide Massa është dashur t’i jepte fund lojës.
Nga 11 metar i saktë ishte Paulo Dybala që i dha Juventusit shkëputjen e lartë prej 11 pikëve nga Roma, dhe ndoshta ka qenë fitorja e titullit të kampionit. Biankonerët që ishin më të mirë në ndeshje sidomos në pjesën e parë, të parët kaluan në epërsi me golin e mbrojtësin Mehdi Benatia, por pak para pushimit Carlos Bacca e barazoi rezultatin pas një asistimi shumë të mirë të Deulofeu.
Kështu ishte tërë pjesa e dytë me raste që më shumë pati Juventusi, por edhe Milan nuk qëndroi duarkryq, dhe kështu ishte deri në minutën e pestë të kohësh shtesë kur penalltia vendosi këtë derbi të madh.