Roma e ka nisur keq Serie A, sepse pas dy ndeshjeve të para ndaj Salernitanës dhe Veronës, verdhekuqtë kanë marrë vetëm një pikë.

Udhëtimi në Bentegodi përballë Veronës rezultoi katastrofal për kryeqytetasit të cilët humbën me rezultat 2-1, shkruan Korneri.net

Por, përveç pikëve të lëna, trajneri Jose Mourinho duhet të bëjë llogaritë edhe me problemet fizike të Paulo Dybalas. Argjentinasi luajti ndeshjen e parë të sezonit, por nuk mundi të qëndronte në fushë më shumë se 68 minuta pasi problemet e vjetra u shfaqën sërish dhe “La Joya” u detyrua të kërkonte zëvendësimin.

Një lajm i keq për Romën pasi Dybala do të jetë me shumë gjasë disa javë jashtë fushë, e ndoshta edhe muaj, kurse qysh tashmë dihet se ai nuk do të jetë në Olimpico ndaj Milanit. Dybala me shumë mundësi do të mund të rikthehet vetëm pas pauzës së kombëtareve në ndeshjen me Empolin më datë 17 shtator, por edhe kjo ndeshje është në pikëpyetje. /Korneri.net

Artikulli paraprakDanny Murphy: Nëse Salah dëshiron të largohet, nuk do të kishte kuptim që LIverpool të thotë jo
Artikulli tjetërCardinale “feston” një vit në Milano: dhurata mund të jetë… Taremi