Juventus sot arriti të fitoi në transfertë kundër Sasuolos me rezultatin 0-2 ku në lojë nga minuta e parë ishte edhe Paulo Dybala. Në pjesën e dytë në një moment që 3 pikët nuk rrezikoheshin më nga zonja e vjetër, nisin zëvendësimet.

Pikërisht, në njërin nga zëvendësimet ylli argjentinas do të duhej të linte vendin, pasi pak minuta në fushë Alegri i kishte rezervuar edhe për kroatin Pjaca. Dybala në momentin e ndërrimit ka hezituar t’i japë dorën trajnerit italian duke treguar haptazi pakënaqësitë e tij.

Një krisje që vjen në një moment aspak të favorshëm, pasi pak ditë më parë është njoftuar se mes klubit dhe lojtarit është arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës, pavarësisht se kjo nuk pritet të ndikojë shumë.

Për këtë veprim të lojtarit, Alegri nuk kishte sesi t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve në fund të takimit.

“Kampionati është i gjatë, nuk mendoj për atë që bënë Roma. Ne duhet të fitonim dhe e arritëm objektivin tonë. Dybala i nervozuar? E drejtë që të jetë, kur del nga fusha futbollisti është i nervozuar. Ai ka bërë një ndeshje mjaft të mirë, ashtu si edhe Pjaca që hyri në vendin e tij”, ka thënë Allegri.

Artikulli paraprakGolden Eagle Ylli e “gjunjëzoi” Trepçën në “13 Qershori”
Artikulli tjetërFOTO/ Tronditet Milani pas humbjes ndaj Udineses