Skuadër me fat të madh, por edhe e madhe.
Juventusi pasi e mposhti Lazion në Olimpico pas ojës më të dobët të stinorit, me asnjë gjuajtje në portë deri në momenti i golit, mund të konsiderohet fitues moral i titullit edhe pse ka shumë deri në fund, shkruan Korneri.net
Kur fitohet një ndeshje si kjo, me asnjë mundësi, me lojë pa ide, me topa të humbur, por me karakter të lartë deri në frymën e fundit, nuk mund të thuhet asgjë tjetër veç se është favorit i madh për titull, edhe pse Napoli është përpara me pikë.
Loja ishte e fortë taktikisht, me mbrojtjet jashtëzakonisht të forta dhe të sigurta, mirëpo gjeniu Paulo Dyabala, në minutën e 93, futet në zonë dhe i shtrirë për tokë e qëlloi topin që përfundoi mbrapa shpinës së portierit apsolutisht të papunë gjatë tërë ndeshjes Thomas Starkosha.
Mund të cilësohen “ndoshta” pikët e titullit për Juventusin sepse kjo ishte ndeshja më e vështirë e tyre në udhëtim deri më tadh dhe në përgjithësi në kampionat. /Korneri.net