Lajm i keq për Juventusin.

Paulo Dybala u detyrua të largohej në minutën e 43-të të pjesës së pare (Juve-Sassuolo) për shkak të një problemi në gjurin e tij të majtë, i ardhur si pasojë e një kontrasti me Traoré,  përcjell Korneri.net.

Argjentinasi, pasi u trajtua nga stafi mjekësor, u kthye në fushë, por menjëherë më pas kërkoi të zëvendësohej. Për Pirlo është problemi i dytë i mbrëmjes, sepse para tij edhe mesfushori  McKennie kërkoi zëvendësim për shkak të një problemi të muskujve në minutën e 19-të, dhe vendin e tij e zuri  Ramsey.

Trajneri Andrea Pirlo foli për të dy lojtarët e tij pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme, por duke mos dashur të jep shpresa tifozëve të Juventusit, se a do të mund të luajnë këta lojtarë në derbin e madh ndaj Interin vikendin e arshshëm, pas ii mbetet stafit mjekësor të vërtetojnë natyrën e lëndimeve të tyre. /Korneri.net

Artikulli paraprakJuve, vizitat mjekësore për të riun Dabo
Artikulli tjetërLiverpool duhet apo jo të blejë qendër mbrojtës! Kjo është lista e ngushtë që nuk kushtojnë shtrenjtë