Sulmuesi fantastik argjentinas i Juventus, Paulo Dybala nuk është i vetmi objektiv i katalanasve, pas një tjetër emër që po përmendet së fundmi është ai i Antoinne Griezmann.

Në fakt sulmuesi francez i Atletico Madrid konsiderohet si prioriteti i Barcelonës për të përforcuar treshen sulmuese të ëndrrave, Messi-Suarez-Neymar. Në këtë mënyrë, kampionët e Spanjës e vendosin veten në një dilemë për të bërë zgjedhjen e tyre.

Nga njëra anë është Dybala që është një futbollist i ri dhe që mund të përmirësohet akoma më shumë saqë mund të cilësohet si pasuesi i Messit. Ndërsa në krahun tjetër është Griezmann që e njeh shumë mirë kampionatin spanjoll dhe që është shfaqur si golshënues i një niveli të lartë.

Artikulli paraprakMilan mund të befasojë rivalët në Serie A me këtë goditje në merkato [FOTO]
Artikulli tjetërDybala kthehet në Itali me agjentin e tij