Neymar dhe babai i tij rrezikojnë deri në dy vjet burg dhe 10 milionë euro gjobë pasi Gjykata e Lartë e Madridit ka hedhur poshtë apelin e brazilianit kundër akuzës së ngritur ndaj tij për mashtrim fiskal dhe korrupsion.
Pas denoncimit të fondit të investimeve që zotëronte 40% të kartonit në kohën kur sulmuesi ishte pjesë e Santosit, u hap një hetim për të sqaruar disa kontrata të fshehta mes Barcelonës dhe klubit brazilian lidhur me shumën e vërtetë që katalunasitt paguan për transferimin e 24-vjecarit.

Barcelona zyrtarizoi blerjen e Neymarit në verën e vitit 2013 për 57.1 milionë euro, nga të cilat 40 kishin përfunduar në duart e familjes së futbollistit dhe 17.1 ishin ndarë mes Santosit dhe fondit të investimeve DIS. Por, pas hetimeve rezultoi se vlera e operacionit kishte kapur shifrën e 83.8 milionë eurove, pasi dy klubet kishin përdorur disa kontrata të fshehta për të cenuar të drejtat e DIS-së.

Mes atyre që mund të dënohen janë edhe mamaja e lojtarit, Nadine Gonçalvez da Silva, presidenti i Santosit, Odilio Rodrigez dhe ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell.

Artikulli paraprakTifozi “gjirafë” futet në fushën e blertë
Artikulli tjetërFOTO/ Gabimi më i madh në karrierë quhet Real Madrid