Nuk do ta kishte menduar kush që në Serinë A të kishin luajtur së bashku dy portierë shqiptare. As më pak, nëse të dy do të shkonin në Ligën e Europës me skuadrat e tyre, dhe duke pasur meritat e tyre të mëdha. Kështu po ndodh këtë edicion dhe Etrit Berisha me Thoma Strakoshën e arritën për të arritur kualifikimin kontinental kur duhen edhe vetëm 2 javë që të përfundojë kampionati italian.

Etrit Berisha pati një “derbi” ndaj Milanit në ndeshjen e fundit, dhe barazimi në Bergamo ia siguroi Europën. Skuadra e madhe nga Lombardia ka 60 pikë ndaj 66 të Atalantës, duke arritur kualifikimin për herë të parë pas 26 vitesh. Festë e madhe në dhomën e zhveshjes, festë në rrugët e qytetit.

Lazio ia kishte dalë që përpara dhe humbja në fushën e Fiorentinës nuk i prishi asnjë punë. Strakosha pësoi vërtet 3 gola, por ndaj një rivali të fortë, dhe për më tepër me një Lacio me shumë rezerva, pasi trajneri Inzagi mendon për finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit të mërkurën.

Artikulli paraprakBesart Berisha gëzon tifozët shqiptar
Artikulli tjetërJames humb durimin: Në verë ose largohem unë ose Zidane….