Trajneri i Romës Paulo Fonseca ka thirrur njëzet lojtarë për ndeshjen Ajax-Roma.

Trajneri i Romës Paulo Fonseca ka aftuar 20 futbollistë për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League kundër Ajax. Nuk do të ketë Mkhitaran dhe Smalling, të cilët nuk janë shëruar ende pas lëndimeve, përcjell Korneri.net

Gjithashtu mungon Karsdorp për shkak të skualifikimit dhe El Shaarawy, i cili pësoi një lëndim të muskulit të kofshës. Mos ta harrojmë edhe shqiptarin e lënduar Marash Kumbulla. Kjo është lista e plotë: Pau Lopez, Mirante, Fuzato; Ibanez, Santon, Mancini, Peres, Spinazzola, Calafiori; Cristante, Pellegrini, Villar, Veretout, Diawara, Ciervo, Milanese; Dzeko, Pedro, Mayoral, Perez. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here