Ishte vetëm nkë gol larh që së paku të siguronte vazhdimet.

Roma luajti, krijoi, shënoi katër gola ndaj Liverpool, por ishte i pamjaftueshëm për të depëtuar në finalen e 26 majit në Kiev të Ukrainës, shkruan Korneri.net

Mirëpo, edhe në Olimpico ishin dy momente që ndrushuan historinë e kësaj gjysmëfinale.
Rasti i parë ishte “offside” që nuk ekzistoi. Edin Dzeko më pas hyri në zonë, u ndal nva portieri Karius, pas së cilës do të ishte penallti dhe karton për gardianin e Liverpool, e ndoshta edhe i kuq.

Rasti i dytë ishte më flagrant. Goditjën e Stephan El Shaarawy, e ndali me dorë Alexander Arnold. Këtu penalltia ishte 100% e sigurtë dhe karton direkt i kuq për mbrojtësin e “reds”.

Roma fitoi 4:2, tregoi se mund ta mposht çdo skuadër evropiane, dhe sikur së paku në ndeshjen e parë mos të dështonte taktikisht trajneri di Francesco, italianët do të bëheshin gati për finale me Real Madridin. /Korneri.net

Artikulli paraprakLiverpool në finale, Romës i kushtoi ndeshja e parë
Artikulli tjetërPresidenti i Romës “vrer” ndaj gjykimit: Kjo është tallje, shfaqje e shëmtuar