Çdo ditë e më tepër po rritet numri i atyre që po i thonë Kosovës “po”, pë t’iu bashkuar përfaqësueses për ndeshjet kualifikuese për botërorin 2018 që do të mbahet në Rusi. Sipas asaj që po shkruhet edhe nëpër mediat evropiane e që konfirmohet edhe në vendin tonë, janë Ylli Sallahi dhe Florent Hadërgjonaj ata të cilët janë gati të vëshin fanëlln e kaltër të Kosovës.

Ju kujtojmë se të dy janë mbrojtës krahu dhe i pari  është pjesë i Bayern Munchen dhe i huazuar te Karlsruher, kurse i dyti është i skuadrës gjermane Ingolstadt.

Ardhja e tyre do ta bënte edhe më të fortë dhe shumë më ciëlsore edhe fazën defanzive pasi përvoja e tyre mund t’i shtynte djelmoshat tanë drejtë një suksesi që askush nuk do ta kishte pritur.

Artikulli paraprakLetra anonime per ASIST
Artikulli tjetërKurtolli: Me Munishin nuk u pajtuam për kushtet