Dështimi i transferimit të Lazar Samardzic, ka hapur skenarë të rinj tek Interi.

Nga njëra anë është Stefano Sensi, qëndrimi i të cilit nuk përjashtohet, por muskujt e të cilit nuk garantojnë siguri, siç është provuar në të shkuarën.

THURAM 2: Trajneri Simon Inzaghi synon të ketë një mesfushor fizik për ta aktivizuar në minutat e fundit të ndeshjes, të aftë të mbrojë rezultatin dhe të ndihmojë mbrojtjen, duke parë edhe që krahët janë më shumë teknikë se fizikë. Së fundmi, ka një emër që mund të bëhet realitet, apo më saktë një mbiemër i njëjtë te Inter. Kefre Thuram, vëllain e Marcus. Niza nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë mesfushorin pa shifrën e duhur dhe momentalisht kartoni i 22-vjeçarit vlerësohet me 40 milionë euro, një shumë e lartë për zikaltrit, që për momentin ende po monitorojnë situatën.

PAVARD – Por ndërsa kërkohet një emër për mesfushën, te Interi nuk kanë lënë pas as mbrojtjen, ku ende nevojitet një përforcim. Në skenë ka dalë sërish Benjamin Pavard, një objektiv i hershëm i zikaltërve. Francezi ka një kontratë që skadon në 2024-ën me Bayern Munchen dhe duket se e mendon të ardhmen e tij larg bavarezëve. “Ben nuk më ka thënë asgjë për dëshirën për t’u larguar”, shprehej dje trajneri i tij Thomas Tuchel, por pavarësisht kësaj, sipas “Bild” ka pasur dje një ofertë zyrtare rë Interit. Italianët kanë ofruar 25 milionë euro, me Bayernin që ka refuzuar dhe u ka bërë të ditur se për Pavardin kërkon 35-40 milionë euro. Negociatat priten të vazhdojnë, dhe mund të mbyllet gjatë ditë së sotmr. /Korneri.net

Artikulli paraprakBallkani konfirmon kalimin në plejof me fitore edhe në Gjibraltar
Artikulli tjetërËndrra evropiane, Struga luan në Shqipëri përballë Breidablikut