Një tjetër lëndim për mesfushorin fantastik kroat Luka Modric. Ai u zëvendësua 20 minuta para fundit në ndeshje kundër Malagas, dhe trajneri Zinedine Zidane këtë e konfirmojë menjëherë pas fitores së vështirë prej 2:1.

“Luka është zëvendësuar sepse ka pësuar lëndim. Shpresojmë të mos jetë ndonjë lëndim serioz. Do të shohim se për çfarë bëhet fjalë, a është lëndim serioz apo jo” ka thënë Zidane që u vërejtë se ishte jashtëzakonisht i stresuar.

Kjo nuk ishte e tëra te mbretërit pasi në të njëjtën ndeshje pësoi lëndim edhe mbrojtësi brazilian Marcelo, i cili po ashtu u largua nga loja, mirëpo ky i fundit u pa duke qajtur në bankën e rezervistëve, kurse pas ndeshjes u tha gazetarëve se ndihet shumë keq pasi Realin e presin shumë ndeshje të rëndësishme në vazhdim.

Artikulli paraprakFitore e ngushtë e Prishtinës në Prizren
Artikulli tjetërSpektakli në “San Siro” i takoi Napolit [FOTO]