Rreth një muaj më parë, Adriano Galliani, zbuloi për gazetarët: “I vetëm klub që më ka kërkuar shërbimet e De Sciglio është Napoli”. 30 ditë më vonë, klubi i De Laurentiis nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i kombëtares. Në orët e fundit, napolitanët kanë intensifikuar bisedimet me synimin për të marrë lojtarin që la një përshtypje të mirë në Euro 2016. Milan po heziton në dhënien e një përgjigje sepse De Sciglio është pjesë e planit teknik të Montella. Galliani kërkon të paktën 30 milionë euro dhe mbetet për t’u parë nëse Napoli është gati ta paguajë këtë shifër.

Ndërkohë, në orët e fundit, Sassuolo është hedhur në sulm për të marrë Marti. Futbollisti, pasi u kthye te Milan pas huazimit te Lazio, do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në qershor 2017. Kjo është arsyeja përse Milan po përpiqet ta shesë me çdo kusht dhe Sassuolo duket skuadra e interesuar për të. Sassuolo shiti Nicola Sansone te Villarreal për 14 milionë euro dhe tani po kërkon një zëvendësues, që të jetë në gjendje të luajë edhe në Europë. Gjatë kësaj jave do të mësohet më shumë nga kjo tratativë, e cila gjithsesi është e varuar nga dëshira e futbollistit.

Artikulli paraprakZyrtare: Hamsik vazhdoi kontratën
Artikulli tjetërZyrtare: Roma përforcohet me një supermbrojtës