Sevilla po vazhdon me formë të mirë dhe me fitore. Sërinë fenomenale e kishte prish vetëm humbja nga Barcelona 1:2, në Ramon Sanchez Pizuan para dy xhirove, ndërsa pikërisht në këtë stadium andaluzianët fituan ndaj Valencias 2:1, për të dal në pozitën e dytë të klasifikimit.

Ezequiel Garay për fat të keq shënoi autogol për epërsinë e vendasve, mirëpo nuk vonoi shumë kur Munir El Haddadi (lojtari nga academia e Barcelonës), e barazoi rezultatin në 1:1.

Mirëpo, vendasit nisën ofanzivën e dytë e cila ishte e papërmbajtshme për “lakuriqët” që pësuan edhe goline  dytë nga Nicolas Pareja.

Superndeshje si zakonisht në La Liga, kampionatin më të fortë në botë.

 

 

 

Artikulli paraprak“Poker” i Milanos, Lapadula-Suso të jashtëzakonshëm
Artikulli tjetërThyhet rekordi nga viti 1985