Lider dhe kapiten, por pa asnjë siguri për të qëndruar.
Edin Dzeko nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Romën, ai harxhoi fjalë të mëdha për fanellën e re dhe kur klubi është kritikuar pas humbjes nga Sevilla, ai gjithmonë mbrojt klubin duke dal para të gjithëve, përcjell Korneri.net
Dzeko edhe sivjet ka qenë golashënuesi kryesor i Romës duke shënuar 19 qendra në ligë dhe kupa, duke shtuar hiq më pak se 14 asistime. Edhe pse 34 vjeçar, ai është ende një garanci, por për Romën ai nuk mund të shitet. Megjithatë, Roma është klubi që më së paku i mban yjet e veta dhe këtë e ka treguar ndër vite, pasi të gjithë janë të sigurtë në Itali, se po t’i mbante së paku nga 3-4 vjet lojtarët që kishte, Roma ka pasur kapacitet jo ta fitoj vetëm titullin në Serie A, por edhe Champions League.

Juventus dhe Inter janë të gatshëm që t’i ofrojnë Romës 30 milionë euro për shërbimet e sulmuesit boshnjak, duke e ditur se Roma ka këtë politikë. Normalisht, nuk janë pak 30 milionë për klubin dhe 7.5 milionë euro që gjigantët Italian mund t’i ofrojnë lojtarit për pagë vjetore. /Korneri.net