Nëse Milan po punon intenzivisht për prurje të reja, transferime nga të gjitha anët dhe në disa role në fushë, nga ana tjetër ka dhe do të ketë largime.

Kështu sipas lajmeve të orës së fundit nga rosonerët do të largohen dy mbrojtësit edhe ashtu të pakonsideruar nga trajneri Vincenzo Montella. Fjala është për Rodrigo Ely dhe Leonel Vangioni të cilët do të kalojnë në La Liga te skuadra e Sevillas.

Të dy do të kalojnë në formë huazimi, por ka zëra se Milan e dëshiron dikë nga skuadra andaluziane, edhe pse nuk është bërë publik emri.

rosoneri

Artikulli paraprakZyrtare: Astrit Fazliu edhe gjashtë muaj te Flamurtari, nuk ka kthim në Kosovë
Artikulli tjetërN’Zonzi refuzon kontratën me Sevillan, Juventus fërkon duart