Paris Saint Germain është përqendruar të përforcohet në Itali.
Duke e ditur se Leonardo është një njohës mjaft i mirë i kampionatit italian, çka e ndihmon të jetë më i suksesshëm si në identifikimin e lojtarëve të duhur, ka nisur ofanzivën për dy lojtarët e Lazios, përcjell Korneri.net
Bëhet fjalë për Sergej Milinkovic-Savic dhe Adam Marusic, të cilët kaluan formë të shkëlqyer këtë sezon djhe kjo k qenë arsyeja pse Leonardo ka ofruar 80 milionë euro për të dy. Lazio për momentin po pret pasi dëshiron të përqendrohet maksimalisht te ndeshjet e kampionatit, pasi e synon dhe e beson titullin kampion pas 20 vitesh.
Përveç dy futbollistëve të Lazios, PSG ndjek me mjaft interes edhe emra të tjerë nga kampionati italian, përfshi këtu Sandro Tonalli (Brescia), Allan e Koulibaly të Napolit, ku veçanërisht me mbrojtësin senegalez negociatat janë në fazë të avancuar. /Korneri.net