Pas largimit të lojtarëve kryesor përfshirë edhe qendrën Urim Zenelaj që kaloi te Sigal Prishtina, skuadra nga Theranda, Goldet Eagle Ylli, ka transferuar dy basketbollistë të huaj për një kohë shumë të shkurtër.
Fjala është është Kewin Brown që do të mbuloj pozitat 1/2,lojtar që erdhi te skuadra ksovare nga ajo boshnjake Siroki Promorka. Broën vjen me një mesatare prej 10.3 pikëve dhe 2,2 asistimeve për ndeshje.
Menjëherë pas tij u transferua edhe amerikanin tjetër Trae Anderson që sërish nuk luan në qendër porn ë pozitat 3/4 . Ai luajti në kolegjin Illinois NCAA1.
Sigurisht, zyrtarët e klubit Brenda pak ditësh do të mundohen të gjejnë një qendër klasike pasi është pozita e vetme e pa mbuluar.