Pas humbjes befasuese në Utah, Golden State rikthehet te fitorja, duke mposhtur bindshëm Sacramenton me rezultatin 104-119. Warriors nuk e vunë në diskutim për asnjë moment fitoren, pasi arritën të dominojnë dhe të fitojnë në çdo pjesë të lojës.
Kevin Durant ishte i papërmbajtshëm me 33 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime, ndërsa Stefan Curry u ndal në kuotën e 23 pikëve, 6 asistimeve dhe 5 kërcimeve.

Utah Jazz, regjistroi fitoren e katërt radhazi dhe të dytën rresht, ku shënon 129 pikë. Fatin e kryesuesve të Konferencës së Perëndimit para tri ditëve, këtë herë e pati Phoenix, që u dorëzua ndaj Jazz me rezultatin 97-129. Me 40 pikë, 6 asistime dhe 5 kërcime, Mitchell u bë sërish protagonist në fitoren e Utah, që gjithsesi renditet vetëm në vendin e 10 të Konferencës së Perëndimit.

Të udhëhequr nga DeRozan, i cili realizoi 35 pikë , Toronto Raptors u rikthyen te fitorja. Kanadezët mposhtën me rezultatin 130-105 Portland Blazers, në një takim të cilin e dominuan veçanërisht në pjesën e parë, ku vendosën diferencën prej 19 pikësh.

Edhe kryesuesit e Konferencës së Lindjes, Boston Celtics vijojnë me fitoret, duke mposhtur me rezultatin 119-110 Atlanta Hawks. Rozier dhe Tatum ishin liderët e Celtics pasi të dy së bashku regjistruan 58 pikë.

Charlotte Hornets mposhti Indianën me rezultatin 133-126, në një nga përballjet më interesante të mbrëmjes. Vendasit, të frymëzuar nga forma e mrekullueshme e Walker, i cili realizoi plot 41 pikë, regjistruan fitoren e dytë në këtë fillim muaji, duke iu larguar edhe fundit të renditjes.

Në ndeshjet e tjera, Lakers regjistroi fitoren 99-102 ndaj Brooklyn, Philadepphia mposhti Miami Heat me rezultatin 103-97 dhe Milwaukee Bucks triumfoi ndaj New York Knicks me rezultat 92-90.

Top Channel

Artikulli paraprakNjihuni me formacionin më të mirë të transferuar në merkaton e janarit!
Artikulli tjetërSpiunonte skuadrën, PSG e shiti dhe u gëzua njëkohësisht