Nënkampioni aktual në NBA, Golden State Warriors e ndalën hovin e Oklahoma City Thunder duke ia shkaktuar disfatën e parë sezonale pas ndeshjes së pestë. Luftëtarët fituan 112:96, dhe deri para pak muajsh njeriu më i adhuruar në Oklahoma, tashmë është bërë armiku më i madh. Fjala është për Kevin Durant që luajti ndeshjen e tij të vitit duke shënuar 39 pikë e 7 kërcime dhe duke qenë më meritori për triumfin e skuadrës së tij.
Stephen Curry e ndihmoi duke shtuar 21 pikë e 7 astime. Nga ana tjetër u dalluan Victor Oladipo me 21 pikë dhe Russell Westbrook me 20.
Clevelend Caveliers shënoi fitore në shtëpi ndaj Boston Celtic 128:122, në një superndeshje e cila kënaqi të gjithë në palstër. Për Cleveland ishte kjo fitorja e pestë nga po aq ndeshje, duke vazhduar ecurinë fantastike edhe në këtë stinor.
Kampionët ishin të udhëhequr nga LeBron James me 30 pikë e 12 asistime, Kevin Love i shtoi 26 pikë e 8 kërcime, kurse Kyrie Irving i shtoi 23 pikë. Te Boston u dallua Isiah Thomas me 30 pikë, Avery Bradley me 23 pikë.
Orlando mposhti Sacramenton 102:94, sikurse Milwaukee që fitoi në shtëpi 125:107 Indiana Pacers. Në fund Minnesota humbi në shtëpi nga Denver Nuggets me rezultat 102:99.