Bayern Munich po punon me Barcelonan për të provuar të zgjasë huazimin e Philippe Coutinho te bavarezët për një sezon tjetër.
Në fakt nuk ekziston asnjë mundësi që Bayern të rimbursojë shpenzimet e mëdha të katalunasve prej 120 milionë euro, por për klubin spanjoll, gjithmonë sipas shtypit të atjeshëm, shtyrja e shitjes së lojtarit për një vit mund të ishte një avantazh, përcjell Korneri.net
Coutinho ka mbetur disi peng i Barcelonës që nuk po llogaritë në të, ndërsa edhe më e keqja është se pak klube janë të interesuara për të, gjithmonë është fjala për klube të mëdha, kurse ato të voglat nuk kanë buxhet për ta blerë apo huazuar me pagën e lartë që e ka lojtari, kështu vetëm Bayern mund ta mbajë edhe për një vit, e më pas Coutinho të kthehet në Camp Nou sërish. /Korneri.net