Pasi nuk mundi dot të futej në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, presidenti i FSHF-së, Armand Duka emërohet në një tjetër detyrë të rëndësishme në qeverinë e futbollit europian.

Një korriku korrespondoi dhe me ditën e parë të punës së kreut të FSHF-së, si nënkryetar i Komisionit “Hattrick” në UEFA.

Ky është një vlerësim i lartë në drejtim të kreut të futbollit për këtë përgjegjësi të re, duke marrë parasysh këtu edhe faktin që kryetarët dhe nënkryetarët e Komiteteve të UEFA-s janë përgjithësisht edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Kështu, pas punës në disa projekte të rëndësishme në qeverinë kontinentale të futbollit, si Europiani me 24 skuadra apo krijimi i “Nations League”, Armand Duka vlerësohet me një post jo vetëm prestigjioz, por gjithashtu me ndikim.

Komisioni “Hattrick” është ai me buxhetin më të lartë në UEFA, pasi merret me projektet më madhore që kanë federatat kombëtare të të gjitha vendeve në Europë, si dhe është një formë investimi i projekteve, që UEFA ka krijuar që nga viti 2004 për të gjitha federatat anëtare.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku është emëruar në Komisionin e futbollit të sallave dhe të rërës.

/ Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here