Kroacia, në ndeshjen e fundit kualifikuese, mposhti 3-0 Irlandën e Veriut, ndërkohë që gol shënoi edhe Duje Çopi që ia kushtoi atë futbollistit të Dinamos së Zagrebit, shqiptarit Arian Ademi, që para se të pezullohej, ishte futbollisti më i mirë i ekipit përfaqësues të Maqedonisë.

Futbollisti kroat që luan me Malagën, pas ndeshjes, deklaroi: “Jam shumë i lumtur që arrita të shënoi gol dhe që ne e fituam ndeshjen. Këtë golin tim të parë më përfaqësuesen e Kroacisë ua kushtoi familjes sime, shoqes sime, Ana, dhe mikut tim, Arian Ademi. Besoj se ai do të dalë i pafajshëm dhe do të lirohet nga të gjitha akuzat”. Pas kësaj deklarate të Çopit, media kërkoi reagimin edhe të vetë Ademit.

“Më keni kapur të papërgatitur, nuk e dija se ai e ka thënë këtë. Në folëm pas ndeshjes dhe unë e urova atë për lojën e tij të shkëlqyer dhe golin, por ai nuk më tha gjë lidhur me këtë përkushtim. Me të vërtetë, më ka bërë përshtypje deklarata e tij. Është bukur të mendosh se shokët nuk të kanë harruar dhe mendojnë për ty”, thotë Ademi që është pezulluar që të mos luajë katër vite, pasi doli pozitiv në testin e drogës pas ndeshjes së Dinamo Zagrebit dhe Arsenalit në Ligën e Kampioneve. Sidoqoftë, çështja e tij, tani, ndodhet për rishikim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Artikulli paraprakKthehet aty ku e nisi
Artikulli tjetërEdhe pse në rrezik jetë, shënon gola sfidues!