Sipas raporteve të mediave britanike, Tottenham është duke e sfiduar Arsenalin dhe Manchester United në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të majtë të Celtic, Kieran Tierney, shkruan “Korneri.net”.

Terney nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me Celtic të hënën, por mbetet cak i skuadrave nga Premierliga, duke qenë vazhdimisht i lidhur me Arsenal dhe United.

Megjithatë, Spurs e kanë përcjellë në dy përballjet e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munchen, dhe e shohin si zëvendësues të mundshëm të Danny Rose, që mund të kalojë tek Djajtë./Korneri.net.

Artikulli paraprakLuftë anglo – spanjolle për ‘princin’ e Monaco-s
Artikulli tjetërDani Alves zbulon sekretin e madh: Kisha marrëveshje me këtë skuadër angleze, ja pse dështoi gjithçka…