Lautaro Martinez ishte edhe njëherë protagonist për Interin teksa ndihmoi zikaltërit të fitonin në transfertën delikate të Olimpicos ndaj Lazios me shifrat 2-0. Ishte pikërisht argjentinasi që zhbllokoi rezultatin duke u ngjitur në kuotën e 15 golave në 16 ndeshje të Serie A.

Pas triumfit në kryeqytet, Lautaro theksoi se objektivi i Interit është të fitojë të gjithë kompeticionet në të cilat merr pjesë ndërsa zbuloi edhe bisedën mes lojtarëve pas ndeshjes së barazuar me Juventusin.

“Çfarë folëm me shokët pas barazimit me Juventus? Asgjë, ne mendojmë vetëm për veten tonë. Juventusi ka fituar ndeshje duke mos luajtur mirë, por janë aty pranë nesh.

Objektivat e Inter? Tani po rritemi të gjithë së bashku si skuadër në fushë, por edhe jashtë saj. Shkojmë të gjithë në një drejtim duke luftuar për objektivin tonë që është ai i të fituarit gjithçka”, u shpreh Lautaro.

Artikulli paraprakSevilla po bëhet me trajner të ri
Artikulli tjetërHidhet shorti i Conference League