75 mijë eurot e ofruara siç raportuan burime të Supersport një ditë më parë mund të mos i mjaftojnë Tiranës për të afruar në skuadër portierin e Prishtinës Visar Bekaj. Që interesimi i bardhebluve është konkret kjo tashmë dihet pasi është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i Prishtinës Granit Begolli në një intervistë për mediat kosovare. Gjithsesi mes palëve ende nuk është arritur akordi.

“Po është e vërtetë, ka patur interesim nga klubi i Tiranës për Bekajn. Nëse dikush paguan çmimin që klubi e kërkon, atëherë Bekaj është i lirë të largohet nga Prishtina”, mësohet të jetë shprehur Begolli, duke lënë të kuptohet se gardiani do largohet këtë verë dhe Tirana është kandidati kryesor për të fituar shërbimet e Bekajt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here