Drita pati ndeshje të vështirë në Istog ndaj skuadrës më të njëjtin emërm por në fund ia doli.
Pas një loje të luftuar shumë, gjilanasit ia dolët të fitojnë minimalisht 0:1, për të depërtuar në çerkefinale të Digitalb Kupës, shkruan Korneri.net.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Haxhi Neziraj që në minutën e 17, por në vazhdim ishte edhe më vështirë të luhej për të dyja skuadrat.
Drita luajti më mirë dhe meritoi kualifikimit tutje, ndërsa Istogu nisi të këndellej në 20 minutat e fundit, por atëherë ishte tepër vonë. /Korneri.net