Pak ditë pasi u shpall kampion i Kosovës, skuadra e Dritës tashmë ka filluar të mendojë për transfere.
Siç mëson futbollikosovar.com, Drita tashmë ka siguruar shërbimet e sulmuesit anësor, Mevlan Zeka.
Gjakovari ishte në ‘radarin’ edhe të disa skuadrave kosovare, duke përfshirë edhe ekipin e Kategorisë Superiore shqiptare, Luftëtari.
Zeka më parë ka qenë pjesë e Vëllaznimit, Feronikelit e së fundmi Lirisë.