Nuk kishte asnjë befasi në Gjilan.

Drita mori maksimumin nga Feronikelit në shtëpi, për të shkuar sërish në +5 pikë epërsi nga përcjelli i parë Ballkani, dhe me këtë ritëm dhe si po shkojnë gjërat, Drita do të kthej titullin në shtëpi pas dy vitesh, shkruan Korneri.net

Erjon Vucaj me një gjuajtje nga distanca shënoi gol të bukur për epërsinë e Dritës, ndërsa me të filluar pjesa e dytë barazoi Besmir Bojku.

Drita nuk u ndal dhe nisi të luante edhe më mirë dhe më agresive në vazhdim me çka përfituan penallti prej nga Fidan Gërbeshi shënoi për rezultatin final 2-1.

Deri në fund kanë mbetur edhe katër xhirom dhe Drita ka të drejtë të humbë një ndeshje dhe të luaj një barazim, me kusht që Ballkani të mos i fitoj të gjitha kaytër ndeshjet e mbetura. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Kreshnik Vula kishte marrë vendimin vetë për kartonin e kuq ndaj Bekajt , nuk kishte marrë mendimin e anësorëve”
Artikulli tjetërTrepça ’89 me një këmbë në Ligën e Parë, barazoi me Vushtrrinë në shtëpi