Skuadra gjilanase Drita, ka shkuar në Durrës për tu përgatitur për disa ditë për shkak të motit të mirë që mbretëron atje, por edhe të fitohet edhe më shumë kondicion tek lojtarët.

Loja e Dritës në shumicën e ndeshjeve deri më tani në kampionat nuk ka qenë inferior ndaj të tjerëve, por ka munguar efikasiteti dhe freskia tek futbollistët dhe për t’iu shmangur këtyre gjërave, trajneri boshnjak Amir  Alagic ka vendosur së bashku me zyrtarët e klubit që për disa ditë t’i zhvillojnë përgatitjet në Shqipëri.

drita-2

Pozita e fundit në tabelë me vetëm tri pikë të fituar nga shtatë ndeshje, janë jashtëzakonisht pak për Dritën që synon që shumë shpejttë largohet nga ky pozicion dhe kriza e rezultateve, e për ta nis serinë pozitive do të mundohet që menjëherë në udhëtim te kampioni aktual Feronikeli të nxjerr pikë, edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë.

Përgatitjet në Durrës po shkojnë shumë mirë dhe sipas planprogramit, koha është shumë e mirë dhe lojtarët po kalojnë shumë mirë me njëri tjetrin.

Të martën pasdite Drita udhëton në Drenas për ndeshjen e radhës në Val Superligë, dhe aty do të shohim sigurtë një vrapim më të madh të lojtarëve, angazhim dhe dëshirë për fitore.

drita-1

 

 

Artikulli paraprakE pabesueshme se çfarë u ka ndal lojtarëve të tij Pep Guardiola!
Artikulli tjetërFormacioni i Shqipërisë kundër Lihtenshtejnit