Drita e ka fituar ndeshjen e parë të edicionit 2023/2024 të Superligës së Kosovës në futboll.

Të dielën në fushën me bari sintetik në Gjilan, Drita e mposhti Llapin me rezultatin 2:0.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë.

Pas një ore lojë, sulmuesi Blerim Krasniqi shënoi për 1:0.

Pas një krosimi të Besnik Krasniqit nga krahu i djathtë, Blerim Krasniqi u gjend mirë në zonë dhe goditi për ta dërguar topin në rrjetë. Pozita e sulmuesit ishte e vështirë, por ai megjithatë ia doli të shënoi.

Më pas llapjanët u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit. Kështu lanë hapësirë prapa, që e shfrytëzuan vendasit.

Në minutën e 75-të, rezervisti Albin Prapashtica shmangu pozitën jashtë loje dhe vrapoi shpejtë në kundërsulm.

Aksionin e mbylli me gol të bukur për rezultatin 2:0.

Drita shfaqi ndeshje të mira ndaj Viktoria Plzenit në Ligën e Konferencës dhe tani nisi me fitore solide garën për titull të kampionit.

/Koha.net

Artikulli paraprak“Do të luajë me Interin”, Galliani konfirmon shitjen e brazilianit
Artikulli tjetërBallkani e nisi me fitore edicionin e ri