Drita ka dominuar në tërë ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Fushë Kosovës.

Por, fitoren e arriti krejt në fund. Drita mori pikët e plota pasi të shtunën në terrenin me bar sintetik në Gjilan, fitoi 1:0.

Golin e fitores e realizoi Besnik Krasinqi. Krasniqi në minutën e 84-t realizoi me kokë nga afërsia. Për Dritën ishte fitorja e parë pas serisë prej tri ndeshjeve, ku kishte një barazim e dy disfata rresht.

Ndërkohë, Fushë Kosova pësoi disfatë pas tri ndeshjeve të njëpasnjëshme. Kishte dy barazime e një fitore nga xhiroja e fundit.

Drita pas 13 ndeshjeve të luajtura ka 25 pikë në vendin e dytë. Fushë Kosova mbetet me 10 pikë në 14 ballafaqime të luajtura.

Artikulli paraprakTragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë në moshën 28-vjeçare
Artikulli tjetërLiria kthehet ndaj Prishtinës pas dy golave disvantazh