Drita me kuponë fiskalë
21 Janar, 2017

Organizimi i klubit të Dritës është për çdo lakmi. Faktet janë të shumëta që dëshmojnë për këtë.

Mirëpo, një detaj i klubit gjilanas ka bërë që të vlerësohet maksimalisht.

Të gjithë fëmijët e Shkollës së Futbollit marrin kuponë fiskalë për pagesat që i bëjnë, shkruan Gazetasheshi.com.

Krahas kësaj, edhe biletat që u ipen shikuesve për të hyrë në stadium kanë filluar që të jenë me kuponë fiskalë.

Kësisoj, Drita bëhet klubi i parë kosovar që ka menduar për një detaj të tillë shumë domethënës.

Artikulli paraprakSituata në të dyja grupet në prag të xhiros së fundit të fazës së parë në Ligën Ballkanike
Artikulli tjetërGalliani: “Milan si Rocky Balboa, humbje….”