Drita ka shënuar fitore të madhe në shtëpi nga Ferizaj në luftë për mbijetesë. Gjilanasit regjistruan fitore 2-1, për të lënë prapa në tabelë Ferizajn, teksa tani kanë synim kalimin e Lirisë.

Për Dritën realizuan Haliti e Livoreka, teksa tek musafirët shënues i vetëm ishte maqedonasi Ristovski.

Drita pas fitorës së sotme pozicionohet në vendin e nëntë me 25 pikë, kurse Ferizaj është i dhjeti me 24 sosh.

Artikulli paraprakPrishtina zbret Feronikelin në vendin e tretë
Artikulli tjetërChelsea e kompletoi misionin edhe në Goodison Park (Video-golat)