Nuk ka asnjë dyshim që Drita sivjet ka gjasa të mëdha të shpallet kampione e Kosovës.

Skuadra e Ardian Nuhiut, mposhti Dukagjinin ndoshta jo edhe bindshëmapo lehtë, edhe për faktin që trajneri ka bërë rotacion në përbërje, por me rëndësi në fund ishin pikët e plota pas rezultatit 2-0, shkruan Korneri.net

Duke luajtur me 60% të forcës, Drita pati telashe të shënonte në pjesën e parë, bile mysafirët lehtë kanë mundur të shënonin, por mjaftoi pjesa e dytë dhe golat e Liridon Lecit dhe Astrit Fazliut, që i dhanë triumfin e madh Dritës, që vazhdon të jetë e para mnë tabelën e klasifikimit. /Korneri.net

Artikulli paraprakFitorja e madhe e Trepçës’89 te Drenica, mbijetesa mund të arrihet
Artikulli tjetërFlamurtari gjithnjë më afër të sigurojë mbijetesën, Ferizaj pothuajse i larguar