Liderja momentale në Vala Superligë, Drita, po i zhvillon përgatitjet e fundit para ndeshjen vendimtare ndaj Prishtinës të dielën pasdite.

Gjilanasit më te qetë se kurrë, me disponim të lartë dhe bindje të madhe, po e presin ndeshjen me rivalin direkt për titull, pasi realisht shikuar Drita luan dhe e kërkon titullin me tre rezultate, humbjen me një gol epërsi, barazimin dhe kuptohet fitoren, shkruan Korneri.net

Edhe trajneri Bekim Isufi që është afër ta fiitoj titullin e kampionit për herë të parë si trajner, i ka dispozicion të gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe Kastriot Rexhen i cili përkundër se ka thyer hundën, është më i gatshëm se kurrë që ta luaj ndeshjen e tij kryesore.

Duhet thënë se kurrë deri më tash qyteti i Gjilanit (pjesa e Dritës) nuk ka qenë më i organizuar dhe në përkrahje të skuadrës pasi është një atmosferë e jashtëzakonshme festive dhe përgatitjet për ta ngritë në qiell trofeun e çmuar të dytin në histori dhe të parin pas vitit 2003, nuk ka qenë më i madh. /Korneri.net

Artikulli paraprakVëllaznimi mbyllë lokalet në Gjakovë (FOTO)
Artikulli tjetërPrishtina e gatshme për ndeshjen e titullit