Skuadra e Dritës ka mbizotëruar, luajti më mirë dhe meritoi fitoren e thellë ndaj Lirisë 3:0.
Me këto tri pikë Drita po vazhdon marrshin drejtë titullit të kampionit duke e mbajtur epërsinë me tri pikë ndaj Prishtinës që poashtu fitoi.
Gjilanasit ishin larg më të mirë gjatë tërë ndeshjes dhe në asnjë moment nuk iu rrezikua kjo fitore e pastër e cila nisi me golin e Leotrim Kryeziut i cili shënoi pas assistimit të Përparim Livorekës.
Ky i fundit e shënoi golin e dytë i cili ia dha goditjen e fundit skuadrës prizrenase, derisa Leotrim Kryeziu me një tjetër gol të bukur shënoi për rezultatin final 3:0.
Pas një jave Drita luan sërish në shtëpi këtë herë me Trepçën ’89, dhe vetëm me fitore mund ta pres ndeshjen e fundit me Prishtinën. /Korneri.net