Drita është shpallur kampion i Kosovës, për të dytën herë në histori të klubit. Ky sukses i skuadrës gjilanase ka zgjuar në këbë një qytet që ka festuar deri në delir titullin dhe plasmanin në Ligën e Kampionëve, shkruan Korneri.net.
Drejtuesit e skuadrës kanë menduar një formë atraktive se si ti falenderohen përkrahësve të ekipit. Sot duke filluar nga ora 15:00 deri në ora 18:00, Kupa e kampionit do të vendosët në stadiumin e qytetit ku adhuruesit e skuadrës do të mund të shkojnë dhe të bëjnë foto me të.
Duke ditur interesim e madhe pritet që një numër i konsiderushëm i “Intelektualëve”, të marrin rrugën drejt stadiumit ku nuk do të mungojë as atmosfera festive.