Liderja e Vala Superligës, FC Drita, ka nis procedurat ligjore për shpifjet që i janë bërë zyrtarëve të klubit pak orë para ndeshjes ndaj Llapit, për gjoja se ndeshja ishte trokuar.
ky është njoftimi i tyre.

“Njoftojmë opinionin e gjerë sportiv që klubi ynë sot zyrtarisht ka filluar procedurat ligjore për zbardhjen e rastit që ka dëmtuar skajshmërisht imazhin e klubit tonë.
Për të gjitha procedurat do të njoftoheni me kohë.

Këtu gjeni të bashkangjitur kërkesën për demantim të lajmit drejtuar portalit “indeksonline” dhe njoftimin për mos respektim të kodit të mediave të Kosovës dërguar KMSHK-së.
Ky është vetëm hapi i parë…”

Kryesia e Klubit Drita.
Gjilan, 23.04.2018


Artikulli paraprakKlopp: Salah është ky që është, falë Romës, do të jetë një sfidë speciale
Artikulli tjetërBjorn Kuipers vendos sfidën Bayern-Real