Ndeshje e fortë me  raste në Drenas në ndeshjen Feronikeli-Drita, por në fund mysafirët festuan.

Feronikeli e humbi një ndeshje shumë të rëndësishme kampionale pasi tash po rerzikon shumë të largohet krejt nga elita për shkak se ka 27 pikë, vetëm tri më pak se Drenica e parafundit, shkruan Korneri.net

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke krijuar disa raste shënimi, si dhe kërkuan penallti kur Ardian Cuculi sipas vendasve luajti me dorë, mirëpo nuk tregoi asgjë gjyqtari Tefik Maloku.

Pjesa e dytë nuk ishte shumë e mirë sa e luftuar, dhe atëherë kur të dyja skuadrat u bënë gati të pajtohen me barazim dhe me nga një pikë të fituar, në skenë doli Festim Alidema që shënoi golin e fitores në minutën e 94, ndërsa gjyqtari kishte dhënë shtatë minuta shtesë.

Drita mbetet në krye dhe në garë për titull. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here